Çfarë problemi ka "VOLVO" që do të tërheqë nga qarkullimi 2.2. milionë makina...?

Çfarë problemi ka “VOLVO” që do të…

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo, që tashmë është në pronësi kineze, do tërheqë 2.2 milionë automjete në të gjithë botën për shqetësimet se rripat e sigurimit mund të jenë më pak efektivë me kalimin e kohës. Kjo tërheqje është më e madhja ndonjëherë për kompaninë e njohur.

Zëdhënësi i shtypit i kompanisë, Stefan Elfstrom, tha për mediat suedeze se zbuloi problemin ‘e rrallë’ me rripat e sigurimit në disa nga makinat e tij.

Prodhuesi i automjeteve beson se një kabllo çeliku e lidhur me rripat e sigurimit mund të dobësohet në kushte të caktuara. Kablloja përfundimisht mund të dëmtohet, duke çuar në ‘funksion të zvogëluar të frenimit të rripit të sigurimit’.

Masa do të prekë makinat që bëjnë pjesë në linjën e prodhimit nga 2006-19, duke përfshirë disa nga modelet më të shitura të kompanisë, siç është XC60.

Modelet e mëparshme, Volvo S60, V60, V70, XC70 dhe S80, gjithashtu janë përfshirë në listë, ndërsa gjenerata e re e makinave është kursyer nga tërheqja masive.

‘Volvo Cars’ u ble nga ‘Geely’ e Kinës në vitin 2010./Gazetaatdheu.com/

 
 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit