Champions League/ Barcelona s’tregon ‘mëshirë’ për Napolin, Bayerni mund Chelsean

Champions League/ Barcelona s’tregon ‘mëshirë’ për Napolin,…

Për Champions League u përcaktuan edhe dy ekipet e fundit çerekfinaliste të këtij kompeticioni.

Bayern Munich ka mposhtur Chelsean me rezultatin 4-1, duke shkuar kështu për në 8-she, me rezultatin e përgjithshëm 7-1 nga dy ndeshjet.

Gjermanëte pandalur, pasi edhe në ndeshjen e parë fituan 3-0 kanë treguar një dominim absolut.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë ndaj Napolit, teksa ka fituar me rezultatin 3-1.

Messi ka qenë ylli i ndeshjes, pasi shënoi dy herë ( një prej të cilëve u anulua nga VAR) duke treguar një formë fantastike në këtë ndeshje.

Tashmë Barcelona do ndeshjet në çerekfinale me Bayernin e Mynihut, duel i fortë i cili do na mbajë në ankth gjatë gjithë kohës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit