'Champions League'/ Lioni triumfon ndaj Juventusit, Reali eliminohet nga Manchester

‘Champions League’/ Lioni triumfon ndaj Juventusit, Reali…

U luajtën mbrëmjen e djeshme dy takimet e kthimit, të vlefshme për 1/8-at e finaleve të “Champions League”, mes Juventus dhe Lion dhe Manchester City- Real Madrid.

Manchester City dhe Lioni siguruan biletat për në çerekfinale.

Juventusi kishte humbur 1-0 ndeshjen e parë në Francë dhe synonte përmbysjen.

Në fakt, bardhezinjtë fituan 2-1, por nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar, pasi Lioni kalon më tej me rregullin e golit të shënuar në fushë kundërshtare.

Depay realizoi me 11-metërsh për francezët, ndërsa Ronaldo shënoi njw dopjetë për kampionët e Italisë, por nuk i ndihmoi dot për të vazhduar aventurën në Champions.

Manchester City kishte fituar takimin e parë në “Santiago Bernabeu” dhe në shtëpi nuk gabon, duke fituar sërish 2-1.

Sterling dhe Gabrile Jesus shënuan për anglezët, ndërsa goli i spanjollëve mban firmën e Benzema.

Në çerekfinale dy ekipet e kualifikuara, Lion dhe Manchester City, do të përballen me njëri-tjetrin, në një ndeshje të vetme sipas formulës së re të UEFA-s.

Kjo, për shkak të gjendjes jo normale nga pandemia e Koronavirusit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit