
Një nga modelet më të fundit të Inteligjencës Artificiale, ChatGTP, tashmë do të ofrojë mundësi komunikimi edhe në gjuhën shqipe si dhe për përdoruesit me vendbanim në Shqipëri. Themeluesja e këtij programi, Mira Murati, ka njoftuar përditësimet më të fundit të shpikjes së saj.
ChatGPT app for iOS now in 🇦🇱🇭🇷🇫🇷🇩🇪🇮🇪🇯🇲🇰🇷🇳🇿🇳🇮🇳🇬🇬🇧 and more to come soon!
— Mira Murati (@miramurati) May 24, 2023
E reja me origjinë nga Vlora ku futur si pjesë e listës së gjuhëve komunikuese edhe gjuhën e saj amtare. Përmes një postimi në Tëitter, Murati shkroi se aplikacioni i ChatGPT, është i përshtatur tashmë në iOS.
Inteligjenca e re artificiale është komentuar shumë dhe është kritikuar për formën që ajo po vjen pranë njerëzimit. Frika më e madhe është te shkurtimi i vendeve të punës për profesionet që kryen më së shumti edhe online. E megjithatë Mira Murati nuk është ndalur drejt evoluimit të inteligjencës artificiale, ku ajo sheh të ardhmen e një bote më të zhvilluar.