Trónditet Chelsea, 8 lojtarë pozitivë me Cóvid. Dyshohet se e morën në… Greqi

Trónditet Chelsea, 8 lojtarë pozitivë me Cóvid.…

Përgatitjet e ekipit të Chelsea për sezonin e ri kanë marrë një góditje të rëndë.

Në Angli bëjnë me dije se plot 8 lojtarë të londinezëve kanë dalë pozitiv me Cóvid-19.

Gjashtë janë konfirmuar, ndërkohë dy të tjerë po rrinë në kàrantinë, sepse kanë qenë kontakte të afërta me ta.

Futbollistët e Chelsea të inféktuar me koronàvirús janë: Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic, Fikayo Tomori, Jorginho, Ross Barkley, Emerson Palmieri dhe Michy Batshuayi.

Katër të parët dyshohet se kanë marrë virúsin gjatë pushimeve të tyre në ishullin e Mykonos në Greqi.

Menjëherë pas rikthimit në Angli, ata janë vetëizoluar në respekt të protokollit sanitar të miratuar nga qeveria në vend.

Rastet pozitive te Chelsea, por edhe ato të sinjalizuara më parë në klubet e Sheffield United, Brighton dhe Wst Ham ndërlikojnë ndjeshëm nisjen e sezonit të ri të Premier League në program pas dy javësh.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit