Chelsea në gjysmëfinale, vazhdon ‘të dënohet’ Leicesteri

Chelsea në gjysmëfinale, vazhdon ‘të dënohet’ Leicesteri

Një ndër klubet më të suksesshme të Anglisë, me shumë tituj, duket sikur i hapen dyert për Kupën e Anglisë.

Pas Manchester United dhe Arsenal, Chelsea është bërë skuadra e tretë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.

“Blutë’ kanë mundur 1-0 në transfertë Leicesterin në një ndeshje të balancuar.

Heroi i takimit ishte Ross Barkley i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 63-të.

Mesfushori shfrytëzoi një krosim perfekt të Ëillian nga krahu i djathtë i fushës duke goditur menjëherë drejt portës.

“Dhelprat” u përpoqën të reagonin por në fund rezultati nuk ndryshoi.

Skuadra e fundit gjysmëfinaliste për Kupën e Anglisë do të jetë fituesja e takimit Neëcastle-Manchester City, sfidë që luhet në orën 19:30./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit