Chrissy Teigen ka ndarë në Instagram, shenjat në gj*ks pas operacionit (FOTO)

Chrissy Teigen ka ndarë në Instagram, shenjat…

Në muajin maj Chrissy Teigen kishte njoftuar ndjekësit e saj se do të bënte një ndërhyrje në gjoks për të hequr protezat.

E lodhur me dekoltenë e ekzagjeruar dhe me faktin që nuk mund të blinte dot veshje të masës së saj, modelja kishte njoftuar në rrjetin social Instagram: Kanë qenë fantastike për mua për shumë vite por tani jam e lodhur.

Do të kem sërish gjokset e mi tani por vetëm të përbëra nga mish i pastër’.

Per të çdo ditë është një sfilatë. Teksa ka analizuar imazhet një ndjekës filloi të dyshonte që Chrissy nuk kishte bërë vërtetë gjoksin, që i dukej akoma i madh.

Chrissy Teigen, që gjithmonë është shumë e hapur dhe e sinqertë me fansat e saj, i është përgjigjur përdoruesit të Instagramit me një foto.

’Ja shenjat’, shkruan Teigen në rrjetin social dhe bashkangjitur publikon me një video shenjat e operacionit në gjoks, poshte bikinit të verdhë.

Chrissy ka publikuar edhe një foto direkt pas operacionit, ku duken akoma penjtë.’E besoni’, ka shkruar mbi foton, e hequr pak më vonë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit