CIA ka një metodë sekrete që “e bën dhimbjen të zhduket”

CIA ka një metodë sekrete që “e…

CIA ka një metodë të veçantë që supozohet se e zhduk plotësisht dhimbjen, e cila kohët e fundit është miratuar nga një numër TikTokers që pretendojnë se funksionon.

Këshilla është ndarë nga përdorues të ndryshëm të TikTok duke përfshirë Stephanie Forlini, e cila shpesh poston teknika të lehtësimit të dhimbjes të deklasifikuara nga CIA, që duhet thënë se janë vërtetë interesante. Teknika përfshin vizualizimin e pjesës së trupit që ju dhemb dhe përsëritjen e një numri.

Pra, ju do të shikoni ose vizualizoni pjesën e trupit tuaj që ka dhimbje dhe do të përsërisni numrin 55515”, tha Forlini, duke vazhduar të shpjegonte se metoda në të vërtetë vjen nga programi Gateway i Institutit Monroe, programi mjekësor që CIA përdori në kërkimin e saj në Projektin Stargate.

Një kopje e dokumentit qarkullon në internet ku përshkruhen disa metoda dhe në paragrafin për reduktimin e ‘sinjaleve të dhimbjes’, thuhet: “Shikoni me sy të mbyllur atë pjesë të trupit tuaj që është burimi i sinjaleve të dhimbjes. Ndërsa e shikoni, përsëritni në mendje numrin 55515. Kur bëni këto 2 gjëra, sinjalet e dhimbjes do të zvogëlohen ngadalë derisa të mos jenë më problematike”.

Ideja është të përqendroheni plotësisht në pjesën e trupit tuaj që ka dhimbje. Më pas vazhdoni të përsërisni numrat  55515 derisa dhimbja të mos jetë më në vetëdijen tuaj.

Këshilla të tjera të renditura në dokumentin e CIA-s përfshijnë gjithashtu reduktimin e stresit.

Në të thuhet: “Mbyllni sytë, merrni frymë thellë duke mbajtur frymën për një moment dhe më pas mendoni për ngjyrën jeshile. Kur e bëni këtë, nxirrni frymë ngadalë dhe energjia e gjelbër do të shtyjë të gjitha ngarkesat emocionale të tepërta dhe të dëmshme përmes sistemit tuaj fizik dhe jashtë përmes shputave të këmbëve tuaja.”

“Për sa i përket fjetjes së një gjumi të qetë ju këshillojmë që të ‘shtriheni në një pozicion të rehatshëm, të merrni frymë thellë 5 herë dhe të numëroni nga 1 në 20’. Para se të arrini numrin 20, do t’ju ketë marrë gjumi”, thuhet në dokument.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit