Një gjest human është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnje–Grabian, në zonën e Bishtit të Zhurit, ku një automjet është përfshirë në një aksident.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa në automjet ndodhej një çift, burrë e grua.
Në momentet e para pas aksidentit, një djalë nga Këlcyra i quajtur Klement Hoxha, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, është afruar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.
Sipas dëshmisë, gruaja kishte pësuar një goditje të lehtë brenda automjetit dhe ishte e tronditur emocionalisht nga situata. I riu nuk ka qëndruar indiferent, por është gjendur pranë çiftit, duke i mbështetur dhe duke u dhënë kurajë në ato momente paniku.
Një veprim i thjeshtë, por me shumë vlerë njerëzore, veçanërisht në një moment kur një fjalë e mirë dhe një dorë ndihme mund të bëjnë shumë.