Çifti blejnë shtëpinë e re, por zbulojnë dhomën horror

Çifti blejnë shtëpinë e re, por zbulojnë…

Një çift zbuloi një sekret vërtet të frikshëm ndërsa eksploronte një pronë të re, që sapo kishin blerë në Sussex-in lindor. Zbulimi ishte aq i frikshëm për ta sa e cilësuan si një skenë filmi horror. 

Burri dhe gruaja Steven, 54 vjeç dhe Carolyn Sparks, 42 vjeç, zbuluan një dhomë sekrete pas një muri të banjës teksa po shikonin shtëpinë në Bringhton, e cila përmbante vetëm një shtrat prej hekuri. 

Çifti kishin nevojë për plane të detajuara për të rinovuar pronën dhe Steven e arkitekti gjetën derën e dhomës sekrete. Pamjet tregojnë se shtrati i vetëm prej hekuri zë gjerësinë e një pjese të dhomës, e cila ka dysheme dhe mure të ekspozuara dhe tubacione rreth tij. 

Kishte gjithashtu kuti të papërdorura të vendosura lart në një cep të dhomës. Dhoma ishte pjesë e shtëpisë origjinale viktoriane dhe përdorej për të ruajtur qymyrin. Një vrimë ku derdhej qymyri mund të shihet në foto. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit