Çifti futet në oborrin e një shtëpie dhe vjedh qenin, familja e denoncon

Çifti futet në oborrin e një shtëpie…

Çudira nga më të ndryshmet po shohim në Shqipëri. Rasti më i fundit ka ndodhur në lagjen “21 dhjetori”, ku në video duket një çift, i cili hyn në oborrin e një shtëpie dhe vjedh qenin. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës me diell në rrugën Frosina Plaku. Çifti të pa maskuar dhe me qetësi kanë hapur derën, u futën në oborrin e shtëpisë dhe morën qenin. Familjaret të tronditur dhe kane bërë denoncim në polici.

Kjo video u bë menjëherë virale dhe pasi kanë parë veten e tyre në media çifti e ka rikthyer qenin e quajtur. Epo edhe të vjedhësh qenin nuk kishim parë deri më sot, por ja që në Tiranë çdo gjë mund të ndodh!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit