Një çift i pasur homoseksual nga Atlanta që ngacmoi në mënyrë të përsëritur djemtë e tyre të birësuar është dënuar me 100 vjet burg.
Zachary dhe William Zulock do të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre pas hekurave pasi u deklaruan fajtorë për akuza të shumta, duke përfshirë incest të rënduar dhe ngacmim të fëmijëve. Ata besohet se kanë abuzuar me dy djemtë e tyre të birësuar që në moshën tre dhe pesë vjeç.
Nga kontrollet që policia zhvilloi në banesën e tyre, u gjetën prova të shumta ku ata abuzonin me djemtë të cilët i filmonin dhe më pas i shpërndanin pamjet me “miq” në platofrma online. Dëshirat e tyre të shthurura ishin vendosur mbi gjithçka!
Zulocks kishin kultivuar një imazh të një jete të përsosur familjare, me Zachar që ishte një punonjës banke 36-vjeçar dhe William, një punonjës qeveritar 34-vjeçar. Shpesh ata postonin foto në rrjetet sociale, ku bashke me djemtë e adoptuar mbanin veshur bluza me ylber.
Zulockët adoptuan djemtë e tyre, tani 10 dhe 12 vjeç, nga një agjenci e krishterë me nevoja të veçanta. Të dy pothuajse me siguri do të vdesin në burg, pasi janë dënuar me 100 vjet pas hekurave pa mundësinë e lirimit me kusht.