Çifti i "Big Brother" së shpejti do të ngjitet në altar

Çifti i “Big Brother” së shpejti do…

Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi do të jenë çfti që u njohën në “Big Brother”dhe së shpejti do të ngjiten në altar.

Vendimin për t’u martuar e kanë marrë me rikthimin te njëri-tjetri, pasi dy vite kanë qenë të ndarë, një histori e pazakontë.

Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj, ka qenë shume here në qendër të mediave rozë për shkak të raportit të shumëpërfolur me Benard Marashin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u prezantuan si çifti ideal, që ishin bërë për njëri-tjetrin.

Sipas burimeve pranë çiftit, Xheni tashmë e ka marrë një unazë fejese, ndërkohë që tashmë ka provuar edhe fustanet e nusërisë, për të parë se çfarë i përshtatet më shumë për ditën e dasmës.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit