Çifti i hollivudian në pritje të një fëmije

Çifti i hollivudian në pritje të një…

Aktorja e famshme amerikane, Emma Roberts, do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja 29-vjeçare është shtatzanë. Prej disa kohësh, aktorja është në një lidhje me Garrett Hedlund dhe ky është fëmija i parë për ta.

Çifti janë treguar shumë privatë për lidhjen e tyre dhe ende nuk kanë reaguar mbi lajmin e pritjes së një fëmije.

 

Dyshja u fotografuan për herë të parë bashkë në mars të vitit të kaluar, kur u shfaqën në publik të kapur dorë për dore. Lajmi i lidhjes së tyre erdhi disa muaj pas Emma i dha fund fejesës me aktorin Evan Peters. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit