Çifti i të moshuarve mbërrin me urgjencë te Spitali Infektiv

Çifti i të moshuarve mbërrin me urgjencë…

Shtimi i rasteve me Covid-19  në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi. Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë publike një video të regjistruar pak minuta më parë, kur një urgjencë e re mbërrin në spital.

Sipas tij, bëhet fjalë për një çift të moshuarish rreth 70 vjeç. Të sëmurët janë pa komplikacione të rënda.

Siç duket edhe në video, ata kanë zbritur me këmbët e tyre nga autoambulanca dhe janë futur në Infektiv.

Zyrtarisht, ministria e Shëndetsisë ka raportuar për 46 të shtruar në Covid 1, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Po sot MSH ka publikuar me vonesë humbjen e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Por burime për News 24 pohojnë jashtë kameras se gruaja në momentin e diagnostikuar me Covid 19 nuk ka patur gjendje të rënduar shëndetësore. Pas infektimit, shëndeti i saj është përkeqësuar në pak ditë me insuficencë të theksuar respiratore tipike shenjë e Covidit. Pas kësaj pacientja përfundoi në reanimacion ku pas 3 ditësh ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit