![Çifti i të moshuarve u vranë nga…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/02/policia-naten-fushe-kruje-1024x576-1-650x365.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e 25-majit në Bodrishtë të Dropullit.
Policia ka njoftuar se është gjetur e pajetë Marianthi Barka, 90 vjeç.
Kjo e fundit rezulton të jetë motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.