Çifti ishte duke ecur në trotuar, dalin pamjet e aksidentit te Kryeministria

Çifti ishte duke ecur në trotuar, dalin…

Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në afërsi të Kryeministisë.

Ashtu siç shihet edhe në pamje, një çift të rinjsh shihen teksa ecin në tortuar dhe në moment ndërrojnë drejtimin e lëvizjes. Në video duket momenti kur makina i merr përpara dhe djali “fluturon” në ajër.

Gjendja e vajzës  paraqitet më e rëndë. Sipas burime bëhet me dije e reja i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.

Ndërkohë policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe pak orë më pas u bë e mundur edhe kapja e 21-vjeçar , i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka dalë se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, por ai rezulton me precedentë të mëparshëm pasi ka qene i  ndeshkuar per shkelje te rregullave te qarkullimit kryesisht per shpejtesi tej normave te lejuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit