Çifti martohet në trenin me shpejtësi 201 km/h, aty u takuan për herë të parë

Çifti martohet në trenin me shpejtësi 201…

Një çift nga Surrey që u takuan dhe patën puthjen e tyre të parë në një tren, u martuan pikërisht në tren ndërsa udhëtonin me  201 kmh. Leah Anderson, 38 vjeç dhe Vince Smith, 39 vjeç, u takuan për herë të parë në bordin e një treni Great Western Railway nga Wokingham në Reading në 2016.

Dyshja do të udhëtonin bashkë, ndërsa rrugës për në destinacion ata shkëmbyen puthjen e parë, në ambientet e trenit. Martesa ka ndodhur në linjën hekurudhore Londër Paddington – Swansea, ku Vince Smith dhe Leah Anderson, burrë e grua, zgjodhën të kurorëzoheshin.

Ata zhvilluan dasmën në bordin e trenit me miratimin e autoriteteve përkatëse, me praninë e një prifti që nisi dhe vijoi me ceremoninë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit