“Çifti” Mirlinda Karçanaj-Ilir Beqaj vazhdojnë “bashkëpunimin”, 130 milionë tender pa konkurrencë

“Çifti” Mirlinda Karçanaj-Ilir Beqaj vazhdojnë “bashkëpunimin”, 130…

Mirlinda Karçanaj është drejtoresha aktuale e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e njohur ndryshe si AKSHI. Kjo agjenci është bërë funksionale që në vitin 2007. Ndër objektivat kryesorë të saj ka zbatimin e politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Si një institucion i tillë, kjo agjenci organizon në mënyrë mjaft të shpeshtë tendera.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por problemi qëndron në faktin se një pjesë e madhe ë këtyre procedurave të prokurimit rezultojnë të dyshimta. I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim sot. Rezulton se AKSHI ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-90177-03-17-2021. Ky tender ka për objekt “Popullim dhe përshtatje të regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme për ofrimin e shërbimit – lëshim ekstrakti informues nga sistemi i pasurive të paluajtshme për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nafta për fermerët- për ASHK”.

Vihet re se fondi limit i tij është 10,900,000 lekë të reja pa TVSH. Ndërkaq nëse hulumtojmë dokumentat e tenderit, konstatojmë disa fakte të çuditshme e të dyshimta. Fillimisht vihet re se në këtë tender nuk ka patur fare konkurrencë. Në të ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila është kualifikuar dhe shpallur si fituese. Bëhet fjalë për kompaninë FASTECH, për të cilën në media të ndryshme aludohet se pas saj qëndron vetë Ilir Beqaj.

Kjo kompani e ka patur mjaft të lehtë të fitojë tenderin për shkak të mungesës totale të garës. Vlera e ofruar prej saj është 10,579,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër nëse bëjmë një llogari të diferencës mes vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit, vihet re një tjetër fakt i dyshimtë. Kështu, shikohet se vlera fituese është mjaft afër me fondin limit, ose e shprehur në përqindje është sa 97.05% e tij. Të gjitha këto fakte ngrenë dyshime të arsyeshme se fituesi ka gjasa të ketë qenë i paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit