Çifti nga Saranda shesin dy vota 50 mijë lekë: Do i blinim ndonjë gjë kalamajve!

Çifti nga Saranda shesin dy vota 50…

Në Shqipëri fenomeni i shitjes së votës për vetëm 25 mijë lekë të vjetra vazhdoi edhe në këto zgjedhje lokale. 

Në prangat e policisë së Sarandës mesditën e sotme, ra Lulëzim Tarllamishi, pasi së bashku me bashkëshorten e tij fotografuan fletën e votimit.

Një person me emrin “Spiro” i ka kërkuar të votojnë dhe më pas të fotografojnë votën kundrejt një shume prej 50 mijë lekësh të vjetra, që do t’i merrnin pasi t’ia faktonin me foto. 

Lulzimi thotë se me ato 50 mijë lekë kishte ndërmend t’i blinte diçka fëmijëve. 

Pjesë nga biseda:

Lulzim Tarllamishi: Po çke tani? 

Denoncuesi: Kush do të jepte lekë, do kesh probleme më thuaj, kush do të jepte lekë? Do vesh në burg ore.

Lulzim Tarllamishi: Po le të vete.

Denoncuesi: Kush do të jepte lekë?

Burri: Spiro, do të më jepte 50 mijë lekë

Denoncuesi: Nga 50 mijë e shisni hë?

Lulzim Tarllamishi: Po do blija ndonjë gjë për kalamajtë

Gruaja: Me gjith Spiron do të fut në burg

Denoncuesi: Sa lekë të ka dhënë  Spiro

Gruaja: Nuk më ka dhënë asnjë lekë.

Lulzim Tarllamishi:  E bëmë kot për qejf foton, le të vete në burg.

Gruaja: 50 mijë lekë për dy veta, por nuk na ka dhënë akoma lekë.

Denoncuesi: Po kur do ja u jepte apo pasi ti dërgonit foton.

Lulzim Tarllamishi: Eeeee pasi t’ja dërgonim, nuk e di.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit