Çifti shpenzon mijëra paund për t’u ndarë, në fund mbeten pa asnjë kacidhe për vete

Çifti shpenzon mijëra paund për t’u ndarë,…

Një çift shpenzuan gati çdo qindarkë që kishin me avokatët për t’i dhënë fund martesës së tyre në rrugë ligjore. Pas një lufte gati 2-vjeçare për t’i dhënë fund martesës ata të dy përfunduan thuajse pa asnjë kacidhe.

Çifti kishin tre fëmijë dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 22 vitesh martesë. Kur lufta mes tyre mbaroi ata kishin lënë 594 mijë paund për avokatët dhe ju mbetën vetëm 5 mijë paund për vete.

Një jurist, Robert Peel, është shprehur se ky proces gjyqësor ka qenë mposhtës për ta, por ky është realiteti. Ai thotë se mund të ketë shembuj të tjerë më të këqij të këtyre çështjeve, që janë gjykuar keq.

Peel ka treguar se çifti, njëri 53 vjeç dhe tjetri 50, që kanë mbetur anonim, zotëronin një shtëpi dhe biznes familjar. Pas divorcit gruaja mbeti jashtë dhe tashmë i duhet të mbështetet tek familjarët e saj për të gjetur një vendstrehim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit