Çifti shqiptar përplaset me trafikndarësen në Greqi, plagoset rëndë gruaja

Çifti shqiptar përplaset me trafikndarësen në Greqi,…

Një aksident i rëndë më plagosjen e një çifti shqiptar ka ndodhur këtë mëngjes në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria të Greqisë.

Sipas “Verianet.gr”,  shoferi shqiptar po udhëtonte drejt Selanikut kur ka devijuar nga rruga dhe makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja, e cila ishte pasagjere në mjet. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin fqinj. Sepse, më herët ka pasur reshje shiu dhe në momentin e përplasjes sipërfaqja e rrugës ka qenë e lagur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit