Çifti u grabit për 180 mijë lekë, e moshuara: Shes lakra për të paguar qiranë, po të m’i kërkonte vetë paratë...

Çifti u grabit për 180 mijë lekë,…

Ditën e sotme, një çfit të moshuarish ranë pre e një grabitje në Gjirokastër.

Grabitësit mbajtën peng dhe dhunuan çiftin për rreth 2 orë, për të marrë 180 mijë lekë të vjetra.

Ngjarja e ka lënë me traumë të moshuarën, dhe i ka rënë tre herë të fikët, teksa po jepte dëshminë e saj për policinë.

“Të mi kishte kërkuar lekët ia jepja vetë. Unë shes lakra që të paguaj qiranë. Më dhunuan nuk rri dot në këmbë”, mësohet të ketë thënë e moshuara.

Grabitësi u identifikua si një 32-vjeçar me inicialet V.K., ndërkohë që është arrestuar nga Policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit