“Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe çmendin të rinjtë”

“Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe çmendin…

OBSH ka ngritur alarmin për cigaret elektronike.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cigaret elektronike janë të dëmshme dhe çmendin të rinjtë. Organizata thotë se këto produkte arrijnë një target konsumatorësh duke filluar nga mosha 8 vjeç e lart dhe kjo është tejet e rrezikshme.

Me dizajnin e personazheve vizatimorë, shije dhe aroma gjithmonë të reja, industria e duhanit po i shtyn të rinjtë të konsumojnë më shumë cigare elektronike. Në Kanada, për shembull, shkalla e përdorimit midis të rinjve 16-19 vjeç u dyfishua midis 2017 dhe 2022. Gjithashtu përdorimi i cigareve elektronike u trefishua midis të rinjve në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit.

“Këto cigare, të cilat janë absolutisht joefektive për të lënë duhanin, në kundërshtim me atë që deklarojnë ata që i projektuan kanë efekte të dëmshme në shëndet”, nënvizon menaxheri i promovimit të shëndetit të OBSH-së, Rudiger Krech. Ai tha se si industria e duhanit është përgjegjëse për 8 milionë vdekje në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit