Cigaret elektronike përdoren në masë nga 10-vjeçarët shqiptarë, shkak reklamimi i tyre në televizion

Cigaret elektronike përdoren në masë nga 10-vjeçarët…

10-vjeçarët që pinë cigare elektronike i hasim kudo tashmë, si jashtë ambienteve të shkollës, në rrugë, lokale por edhe në shkollë. Sociologia Marsida Simo tregon se prindërit ankohen që fëmijët e tyre përdorin cigare elektronike dhe ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Madje mësuesit shprehen që nxëniet e klasave të gjashta fillojnë të pinë cigare elektronike sapo dalin nga klasat.

“Para disa ditësh isha me djalin tim 3-vjeҫar në një park. Vura re një grup fëmijësh diku 10-vjeҫar dhe tym mes tyre. Po pinin cigare elektronike dhe kur më panë mua që i hodha një vështrim të rreptë, po mundoheshin ta fshihnin”, është ankuar një grua tek Simo.

Ajo që bën më shumë përshtypje është se ku i gjejnë fëmijët aq para sa të blejnë cigare elektronike, të cilat kanë një çmim të konsiderueshëm që shkon deri në 1200 lekë. Vetë fëmijët tregojnë se paratë ua japin prindërit për të blerë ndonjë gjë për të ngrënë dhe ata blejnë cigare elektronike. Ndërsa shprehen se kanë filluar ta pëlqejnë pasi kanë parë reklamat që i bëhen në televizor.

Lekët nuk janë problem fare se i kemi aq lek me vete sa për të blerë ‘vape’”, thotë një nga djemtë në një grup prej 5 nxënësish që qëndrojnë në cep të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Edhe pse nuk e cilësojnë si diçka të dëmshme, djemtë kanë frikë kur i pyet dhe nuk pranojnë të tregojnë emër, edhe nga frika se mos prindërit e tyre e zbulojnë. Unë nuk e shoh si diçka të keqe, të paktën jo aq sa duhani. Më mirë pi këtë sesa duhan. Kam një muaj që e pi, më shumë i shtyrë nga çunat që e filluan duke parë në televizor”, shprehet një nxënës i klasës së 7-të.

Simo thotë se produktet që reklamohen së tepërmi dhe kanë një aspekt tërheqës vizual, kanë një efekt bombardues për audiencën duke ndikuar në sjelljen konsumatorit. se këto mënyra reklamimi japin një mesazh se janë produkte popullore, jo të dëmshme, apo që të japin mundësinë të përafrohesh me personazhet që i konsumojnë.

Sidomos kur ky produkt ose shërbim përdoret nga një person i famshëm apo që ka reputacion për një pjesë të shoqërisë. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit mund të “manipulohen” ose “bombardohen” nga reklamimi, aq më tepër kur reklamimi është jo i drejtpërdrejtë, por indirekt, si në rastin kur shfaqet si logo në muret e shtëpisë, apo si objekt rastësor në tavolinë, apo që përdoret rëndom nga shumë persona”, thotë Simo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit