Cigarja e ndezur i ve zjarrin pemës në Tiranë, qytetarët e fikin me kova

Cigarja e ndezur i ve zjarrin pemës…

Një incident është regjistruar pranë Kullave Binjake në Tiranë, ku një palmë ka marrë flakë si pasojë e pakujdesisë së një qytetari. Sipas burimeve të redaksisë sonë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një cigareje të ndezur nga një person i pakujdesshëm.

Flakët përfshinë brenda pak çastesh pemën që ndodhet pranë një lokali, duke rrezikuar të përhapen më tej për shkak të pranisë së telave elektrikë në afërsi. Dy kamarierë të lokalit, së bashku me një qytetar, ndërhynë menjëherë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji. Gjatë përpjekjeve, qytetari që filmon ngjarjen dëgjohet teksa paralajmëron: “Atje lart, kujdes se keni ato të korrentit”.

Pas kullave binjake. Kur cigarja hidhet vend e pa vend”, shkruan qytetari që bëri denoncimin.

Cigarja e ndezur i ve zjarrin pemës në Tiranë, qytetarët e fikin me kova

Një incident është regjistruar pranë Kullave Binjake në Tiranë, ku një palmë ka marrë flakë si pasojë e pakujdesisë së një qytetari. Sipas burimeve të redaksisë sonë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga… pic.twitter.com/1xHSfPymBQ
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 30, 2025

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit