Cigarja e ndezur shkaktoi zjarr, digjet një burrë i paralizuar

Cigarja e ndezur shkaktoi zjarr, digjet një…

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi në fshatin Kuqan në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se ka të lënduar. bëhet me dije se në shtëpinë që u përfshi nga flakët, ndodhej një i moshuar i paralizuar, i cili në momentin që ka rënë zjarri nuk ka mundur të lëviz dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda nga djegia. I moshuari është dërguar menjëherë në spital, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i moshuari i paralizuar i cil mori plagë nga zjarri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ndërkohë sipas hetimeve, shkaku i zjarrit ka qenë një cigare e lënë ndezur nga i moshuari, i cili u nis me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit