‘Cigarja fatale’, që i vuri flakën avionit në ajër dhe vdiqën 66 persona

‘Cigarja fatale’, që i vuri flakën avionit…

Në 19 maj 2016, fluturimi 804 i EgyptAir që transportonte 66 persona nga Parisi në Kajro zhduket mbi Mesdhe, ndërsa fluturonte në jug të Kretës.

Ekipet kërkimore nga vende të ndryshme u vunë në kërkim të gjurmëve të avionit, por do t’u duhet një muaj për të gjetur mbetjet. Edhe pse sendet personale të pasagjerëve dhe pjesët e avionit filluan të gjendeshin disa ditë më vonë, avioni u gjet nën ujë në qershor.

Skenari fillestar ishte që fluturimi të kishte qenë në shënjestër të terroristëve, pasi ekipi hetimor egjiptian pretendoi se në mbetjet e avionit u gjetën eksplozivë.

Por hetuesit francezë hodhën poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se gjetën prova të një zjarri dhe shpërbërjes së aeroplanit në ajër, por jo shpërthim.

Sipas asaj që u regjistrua nga kutia e zezë, fluturimi ishte rreth 40 minuta larg nga destinacioni i tij kur sistemet e sigurisë nga zjarri zbuluan tym. Vetëm një minutë më vonë, më shumë tym u zbulua në elektronikë dhe kompjuterë poshtë kabinës. Aeroplani më pas bëri një kthesë 90 gradë, u rrotullua dhe u mbulua nga flakët, duke u shpërbërë në ajër, përpara se të binte në det.

U deshën gjashtë vjet për të zgjidhur misterin e Fluturimit 804. Sipas raportit zyrtar të rrëzimit, i cili nuk u publikua deri në vitin 2022, një cigare, të cilën piloti e pinte në kabinë, është përfundimisht shkaku i rrëzimit dhe vdekja e 66 personave.

Hetimi arriti në përfundimin se një cigare e ndezur ose nga kapiteni ose nga bashkëpiloti, e kombinuar me rrjedhjen e oksigjenit nga një maskë, shkaktoi zjarrin në kabinë. Në fakt, sipas raportit prej 134 faqesh, pilotët egjiptianë pinin rregullisht duhan në kabinë, pasi kjo nuk ishte e ndaluar nga EgyptAir në momentin e aksidentit.

Maska e oksigjenit ishte ndërruar tre ditë më parë dhe ishte vendosur në modalitetin “emergjent”, që do të thotë se po kalonte oksigjen me një presion konstant. Në fakt, një mikrofon në kabinë regjistroi edhe tingullin e bërë nga rrjedhja e oksigjenit. Normalisht, pilotët kontrollojnë pajisjet e tyre të oksigjenit dhe maskat në kabinë si pjesë e një kontrolli rutinë përpara çdo fluturimi.

Në çdo rast, pirja e duhanit aktualisht është e ndaluar për pilotët, në të gjitha fluturimet. Vendi i fundit në botë që ndaloi pirjen e duhanit në kabinë ishte Kina, vetëm në vitin 2019.  /Moneyreview

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit