Cilat çifte janë më të lumtura në martesë? E zbulon studimi

Cilat çifte janë më të lumtura në…

Një ndër faktorët që mund ta bëjnë martesën tuaj të palumtur është diferenca e madhe në moshë që kanë partnerët – ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit ka zbuluar që në fillim të marrëdhënies të dyja palët janë të lumtur, por pas martesës madje më shpesh nga ç’mund të mendohet lumturia zbehet.

Të dhënat e studimit erdhën nga baza e të dhënave të një hulumtimi të madh Australian mbi të ardhurat e familjes dhe fuqinë punëtore, i cili përfshinte të dhëna nga 19.914 njerëz dhe 7.600 familje.

Analiza e studiuesve u përqendrua në një periudhë prej 10 vjetësh dhe vlerësoi sesi diferenca në moshë e bashkëshortëve ndikonte në kënaqësinë martesore dhje planet Afatgjata.

Nga studimi u zbulua se burrat që martoheshin me gra që kishin diferencë më të vogël moshe, raportuan nivele më të larta të kënaqësisë në krahasim me ata që martoheshin me partnerë me diferencë më të madhe moshe. Po kështu, u vërtetua edhe në rastin e grave.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit