Cilat janë masat e reja për shqiptarët që vijnë nga jashtë

Cilat janë masat e reja për shqiptarët…

Shqiptarët, që vijnë nga jashtë, të cilët banojnë në zona të kuqe, do të vet-karantinohen në shtëpitë e tyre, ndërsa ata që banojnë në zonat e gjelbërta në hotel.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, bëri të ditur masat e reja për shqiptarët, të cilët do të vijnë nga jashtë.

Për tu rikthyer në Shqipëri, qytetarët duhet të rezervojnë biletën e tyre në faqen e Air Albania, dhe të deklarojnë vendbanimin e tyre.

Ministrja Balluku pohoi se nuk është e nevojshme të rezervosh hotelin për tu karantinuar, pasi, në momentin e rezervimit të biletës, qytetarët do të klasifikohen automatikisht për tu karantinuar në hotel.

Qytetarët shqiptarë do të mbulojnë 7 euro për shpenzimet e tyre ushqimore, ndërsa qeveria do të mbulojë 14 euro akomodim.

Gjatë fluturimit për në Shqipëri, qytetarët duhet të plotësojnë formularin e vetdeklarimit, ku duhet të saktojnë vendbanimin e tyre. Në rast se qytetarët japin informacion të gabuar në lidhje me vendbanimin, do të mbajnë përgjegjësi penale.

Pas mbërritjes në Shqipëri, ata që banojnë në zonat e gjelbërta do të dërgohen në hotele me autobusë të veçantë, ndërsa ata në zonat e kuqe do të shkojnë në banesat e tyre.

Qytetarët, të cilat banojnë në zonat e kuqe dhe dëshirojnë të karantinohen në hotel, duhet ta deklarojnë në formularin e vetdeklarimit. Kjo nuk prek familjen e tij, e cila nëse nuk dëshiron të njëjtën gjë do të shkojë në shtëpi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit