Cilësohen si kriminelë, shqiptari telefonon live në emsionin britanik: Nuk jemi pushtues

Cilësohen si kriminelë, shqiptari telefonon live në…

Shqiptarët në Britani janë të revoltuar me termin që sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, përdori kundrejt tyre duke i cilësuar si kriminelë.

Andi është shqiptari që jeton në Britani prej shumë vitesh, gjatë një emsioni radiofonik të Sangita Myska, ai telefonoi dhenuk nguroj të shprehi hapur shqetësimin e tij me ‘etiketimin’ që po ju bëhet shqiptarëve.

“Kjo është e papranueshme nga një Sekretar i Brendshëm. Nuk kanë faj shqiptarët që sistemi është prishur. Si qytetar britanik, dua që Braverman të japë dorëheqjen”.

Shumica e shqiptarëve erdhën për arsye ekonomike, për të bërë një jetë më të mirë. Ne nuk jemi kriminelë, ne nuk jemi pushtues ne jemi punëtorë të zellshëm dhe taksapagues”, deklaroi ai.

I riu shqiptar shtoi se është larguar në Britani që në moshën 16-vjeçare, dhe si qytetar britanik kërkoi të mos ketë ndarje dhe ofendime mes kombësive.

Kujtojmë, se së fundi dhe kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak reagoi pas deklaratës së Ramës, duke thënë se Shqipëria dhe Britania kanë një marrëdhënie paqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit