Cili është shteti që po vaksinohet më shpejt nga gjithë vendet e tjera

Cili është shteti që po vaksinohet më…

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka dhënë sot një konferencë për shtyp ku ka treguar se qendrat e vaksinímit do të jenë të hapura 24 orë në ditë. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të vaksinímeve për 100 banorë në Evropë. Më poshtë keni një hartë të shteteve të Evropës ku tregon numrin e vaksinímeve për 100 banorë, deri me datën 11 janar.

Shteti i Bashkimit Evropian me numrin më të ulët të vaksinímeve për banorë është Belgjika me 0.07 vaksiníme për 100 banorë. Të hënën, me 11 janar në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 2.677.000 njerëz u vaksínuan ndërsa ditën e djeshme, me 12 janar ky numër arriti në 2.843.815 njerëz të vaksínuar. Në vitin 2020 në Angli dhe në Wales më shumë se 600.000 njerëz vdíqën për shkáqe të ndryshme. Ky është numri më i lartë i vdékjeve në këto vende që nga koha e Grípit Spanjoll në 1918. Mbretëria e Bashkuar planifikon që deri me 15 shkurt do të váksinojë 800.000 persona të cilët jetojnë apo punojnë në shtëpitë e të moshuarve, 8.800.000 persona mbi moshën 70 vjeç, 3.800.000 punonjës social dhe të shëndétësisë dhe 1.200.000 persona me sëmundjé bashkëshoqëruese që i bën shumë të ndjéshëm ndaj vírusit.

/dritare/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit