Çimet Nobel preken nga koronavirusi, anulohet për herë të parë banketi

Çimet Nobel preken nga koronavirusi, anulohet për…

Fondacioni Nobel, që menaxhon çmimet prestigjoze Nobel ka bërë të ditur se ka anuluar banketin tradicional të dhjetorit në Stockholm City Hall, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kjo është hera e parë që banketi i çmimeve Nobel anulohet që prej vitit 1956.

Lars Heikensten, CEO i Nobel Foundation tha se, nuk ishte e mundur të mblidheshin më shumë se 1300 mysafirë në banket dhe të uleshin pranë njëri-tjetrit.

Kjo, pasi masat kufizuese të Covid-19 nuk e lejojnë. 

Ai tha gjithashtu se nuk është e sigurt nëse fituesit e çmimeve mund të udhëtojnë drejt Suedisë.

Çmimet Nobel shpallen në tetor, por ceremonia në dhjetor do të kufizohet për shkak të pandemisë.

Fondacioni tha se nuk është ende e qartë se si apo në çfarë mënyre do të realizohet ceremonia.

Në një deklaratë, Heikensten tha: “Java e Nobelit nuk do të jetë si zakonisht si pasojë e pandemisë.

Ky është një vit shumë i veçantë, kur çdokush duhet të bëjë sakrifica dhe të përshtatet me rrethana totalisht të reja.

Por ne do t’u kushtojmë vëmendje fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe punës së tyre.”/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit