'Ç'ka m'ka syri që m'loton...', Rama shfaqet me tension në syrin e djathtë para gazetarëve  

‘Ç’ka m’ka syri që m’loton…’, Rama shfaqet…

‘Shuplakat’ që ka marrë nga ndërkombëtarët, por edhe situata që po i rrëshqet nga duart dita-ditës, kanë dhënë efektet direkte në pamjen e jashtme të kryeministrit Rama.

Ky i fundit u shfaq sot mjaft i tensionuar gjatë një konference për shtyp, në krah të Taulant Ballës, duke u munduar që t’u bëjë bisht edhe pyetjeve të gazetarëve.

Në ndryshim nga konferenca e parë, kur dukej i zymtë, Rama u përpoq që ta kalonte me batuta këtë moment.

Megjithatë, tensioni i lexohej qartë në sy. Fotot e syve të tij të përgjakur u bënë virale në rrjetet sociale.

Fotografia e Ilir Vrenozi

Kjo për shkak se i duhej të sulmonte hapur Gjermaninë dhe përfaqësuesin e saj të CDU/CSU, që e kanë kushtëzuar tërheqjen nga ndryshimet kushtetuese me integrimin e vendit.

Gjermania kërkon hapur reformë gjithëpërfshirëse konsensuale, kurse Rama gënjeu duke thënë se, kërkohet vetëm reformë.

Po ashtu vazhdoi të gënjente kur tha se, ndryshimet kushtetuese bëhen për listat e hapura, kur ato bëhen për ndalimin e koalicioneve.

Rama mohoi ndalimin e koalicioneve, por ato ndalohen automatikisht me atë tekst që ka miratuar ai dhe njerëzit e tij.

Nga ana tjetër, Rama u bishtnoi pyetjeve. Ai nuk u përgjigj se përse erdhi në pushtet me koalicion me LSI-në në vitin 2013, ndërsa tani i quan koalicionet të pamoralshme.

Po ashtu, nuk komentoi as videon e vitit 2012, publikuar nga presidenti Ilir Meta, ku shihet Rama teksa thotë se, nuk do bëjë kurrë gabimin e kalimit të ndryshimeve kushtetuese me nxitim.

Po ashtu nuk tha se përse nuk u diskutuan listat e hapura, në kohën kur diskutohej reforma, pasi edhe atëherë qytetarët ishin në shumicë pro tyre.

Në një orë e gjysmë fjalim e batuta, ai nuk tha asgjë interesante, përveç faktit që njësoj si Enveri, u  shpallte luftë të gjithëve, që nga opozita e deri te ndërkombëtarët.

Nuk iu përgjigj direkt as pyetjes nëse do mbajë përgjegjësi si bllokues i integrimit të vendit.

Në fakt prej dy mandatesh në pushtet të Ramës, integrimi nuk ka bërë asnjë hap përpara./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit