Çmendet 35-vjeçari në Prizren, përdhunon adoleshenten dhe e hedh videon në rrjete sociale

Çmendet 35-vjeçari në Prizren, përdhunon adoleshenten dhe…

Një adoleshente vetëm 15 vjeçe ka rënë pre e një përdhunimi në Prizren. Sipas policisë, kanë qenë dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Pedofilët nuk janë mjaftuar me kaq por kanë vendosur që aktin seksual ta filmojnë dhe ta hedhin në rrjete sociale. Pamjet e publikuara janë denoncuar në polici ku pas verifikimeve në pranga ka rënë një 35-vjeçar.

Ai ka pranuar përpara hetuesve se se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur pa dëshirën e saj dhe të gjithë aktin e ka regjistruar. Ngjarja ka shokuar opinionin publik, ku rastet e përdhunimit autorët kanë guximin edhe t’i publikojnë në rrjete sociale. Manjakët seksual nuk po kursejnë as adoleshentët, të cilët bien pre e ngacmimeve të tyre seksuale.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pritet që 35-vjeçari të dënohet nga 5 deri në 20 vite burg. Ndonëse Kosova ka ashpërsuar ligjet për përdhunimin e të miturve, ky fenomen ende vijon. Ndërkohë nuk bëhet me dije nëse bashkëpunëtori i të arrestuarit është vënë në kërkim dhe nëse ka pasur të tjerë persona të përfshirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit