"Çmendet" 38-vjeçari në Shkodër, tentoi të vrasë nënën dhe djalin, i përplas me makinë

“Çmendet” 38-vjeçari në Shkodër, tentoi të vrasë…

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi tentoi të vriste nënë e bir, për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

38 vjeçari ka deklaruar në polici se ka tentuar t’i zërë me makine dy kolegët infermierë të qendrës shëndetësore Bushat, pasi nënë dhe bir sipas tij e kanë bullizuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit