“Çmendet” Bashkia Durrës, i jep 627 milionë firmës që ofroi më shumë për pastrimin e Ishmit

“Çmendet” Bashkia Durrës, i jep 627 milionë…

Përsëri tenderat e dyshimtë, përsëri shifra të majme! E bukura qëndron në faktin se këto nuk janë paratë që shteti i ka sekuestruar ndonjë keqbërësi dhe mund të bëjë ç’të dojë me to, por janë paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Në rastin konkret bëhet fjalë për paratë e qytetarëve të Durrësit, që me sa duket janë bërë rrush e kumbulla.

Kështu, Bashkia Durrës e drejtuar nga Emiriana Sako, ka organizuar një tender me objekt “Shërbimi i pastrimit të Njësisë Administrative Ishëm”. Vihet re nga hulumtimi i dokumentacionit përkatës, se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani. Por për habi fituese është shpallur firma që ka ofruar më shumë se vlera e dy prej kompanive pjesëmarrëse, nga katër kompani në total.

Pra e thënë më qartë, 2 kompani kanë ofruar vlerë më të vogël se fituesja, dhe përsëri janë skualifikuar. Por cila është firma fituese? Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve AFA shpk dhe Egland shpk në pronësi përkatësisht të Fatmir Kurtit dhe Rasim Dacit. Ata kanë ofruar vlerën prej 52.292.000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 627 milionë lekë të vjetra me TVSH JOQ ALBANIA.

Nëse bëjmë llogaritjet dhe krahasimet me fondin limit të tenderit, shikohet se vlera fituese është thuajse e njëjtë me diferenca të vogla, me këtë fond limit. E shprehur në përqindje, vlera fituese është sa 93.72% e fondit limit. Ky fakt bashkë me faktin se dy kompani të tjera ofruan më pak por përsëri nuk u morën në konsideratë, ngjall dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit