
Një burrë me probleme mendore i cilësuar si maniak nga mediat vendase është përleshur me një punonjës në një dyqan biçikletash dhe motorësh në rrugën Broadway në Astoria.
Arsyeja e konfliktit nuk është e qartë por duket që agresori ka goditur me skafandrën e motorit një nga punonjësit e dyqanit.
Pamjet e siguruara nga New York Post tregojnë se ai ka qenë i shoqëruar nga një grua dhe bërtiste dhe gjuante drejtë personit.
Një burrë tjetër doli nga dyqani dhe thuhet se e ka goditur me thikë agresorin.
Policia shkoi në vendngjarje dhe gjatë momentit të arrestimit të maniakut, ky i fundit e ka kafshuar njërin nga policet teksa po i vendoste prangat. Oficerët e patën të vështirë ta bëjnë burrin të vendosë duart pas shpine – një luftë që përfundon me përplasjen e tyre në dysheme. Maniaku i plagosur u dërgua në Qendrën Spitalore Elmhurst, ku u konstatua në gjendje të qëndrueshme, ku do të përballet me akuzat që rëndojnë. Gjithashtu edhe oficeri që u kafshua u dërgua në spital. Sipas policisë vendase ndaj personit që plagosi maniakun me flokë të kuqe nuk do të rëndojë asnjë akuze.