Çmendet i riu me BMW në Shkodër/ Nuk i ndal policisë, i ofendon dhe u gjuan, por e pëson keq

Çmendet i riu me BMW në Shkodër/…

Policia vijon me gjobat e ndëshkimet e rënda për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore. Sot 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vënë në pranga në 24 orët e fundit. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me dije se janë pezulluar edhe 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet që kishin kryer. Ndërsa një 30-vjeçar , banues ne fshatin Berdicë, Shkodër është vënë në pranga pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, duke drejtuar mjetit tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar dhe në vijim, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, me fjalë fyese dhe veprime të dhunshme punonjësit e Policisë Rrugore. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit