Çmendet Kadriu i EUROSIG-ut, i kërkon Ramës të bëjë me detyrim sigurimin e banesave për çdo shqiptar

Çmendet Kadriu i EUROSIG-ut, i kërkon Ramës…

Pronari i kompanive të sigurimit EUROSIG, INSIG dhe i bankës UBA Bank, Kadri Morinaj duket se ka gjetur një metodë të re për të zhvatur xhepat e shqiptarëve të thjeshtë. Në një intervistë të dhënë në media, ai i kërkoi qeverisë Rama që në këtë sesion parlamentar të nxjerrë një ligj të ri. Nëpërmjet këtij ligji, Kadriu i EUROSIG-ut kërkon që çdo shqiptar përveç sigurimit të detyrueshëm të makinave, të bëjë edhe sigurimin e detyrueshëm të banesës së tij. Kadriu e kamuflon këtë kërkesë gjoja me faktin se në kuadrin e tërmeteve shumë shqiptarë kanë pësuar dëme pasi shtëpitë e tyre janë prishur. Por në fakt kjo kërkesë gjoja për mirë e tij, në të vërtetë është thjesht një ide për të zhvatur xhepat e shqiptarëve me tarifa nga 25 deri 50 euro në vit për çdo apartament. Mirëpo në bazë të statistikave një tërmet i fortë që mund të prishë deri diku shtëpitë, ndodh një herë në 40 apo 50 vjet. Llogariteni vetë se sa para do të fitonte Kadriu në gjithë këto vite me 25 – 50 euro në vit  për çdo apartament të shqiptarëve.   

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit