'Çmendet' moti në Itali, Veriu përfshihet nga reshjet e borës në mes të verës

‘Çmendet’ moti në Itali, Veriu përfshihet nga…

Në Itali ku temperaturat digjnin këto ditë, pa pritur moti është çmendur.

Në Veri të vendit në zonën e Alpeve kanë nisur reshje të konsiderueshme bore.

Mbrëmjen e djeshme ka rënë borë, si pasojë e valës së motit të keq që ka përfshirë rajonin e Stelvio, si dhe malet mbi Solda.

Trashësia e borës arriti deri në 20 cm, ndërkohë që ishte lajmëruar sipas parashikimeve nga meteorologët se, mund të kishte reshje bore mbi 2500 metra mbi nivelin e detit.

Gjithashtu reshje bore priten edhe ditën e sotme, madje ka mundësi që zona e Lombardisë të përfshihet edhe nga stuhi të forta.

Ndërsa nga ana tjetër, mediat italiane kanë bërë të ditur se pavarësisht se jemi në muajin gusht, kjo është një gjë e pritshme në Stelvio.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit