Çmendet një person në Turqi, plagos 11 persona me thikë

Çmendet një person në Turqi, plagos 11…

Një vrasës me thikë ka sulmuar të paktën 11 persona në Stamboll ditën e hënë, duke sulmuar qytetarët në mënyrë të menjëhershme. I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka vërshuar në rrugët e Esenyurt, në lindje të Stambollit duke zgjedhur këdo t’i dalë përpara.

Të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë janë plagosur në sulmin me thikë deri më tani. Ku policia prej orësh ka nisur kërkimet për vrasësin me thikë i cili është i lirë në rrugët e Stambollit. Pamjet e frikshme të kamerave të sigurisë tregojnë sulmuesin që endet nëpër rrugë ndërsa drejton thikën tek kalimtarët në rrugë.

Ndërsa po ecja, një person doli para meje. Nxori një thikë buke. Më dukej sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë. Ai më goditi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Ai është dikush që nuk e kam takuar kurrë në jetën time.” – ka thënë Mehmut Ustel, një nga të plagosurit.

Të paktën 11 të plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin shtetëror Esenyurt Necmi Kadıoğlu pas sulmit ku mjekët kanë deklaruar se plagët e të plagosurve nuk janë kërcënuese për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit