Çmendet presidenti i peshëngritjes së Kamzës, godet me thikë trajnerin e kombëtares dhe një sportist 

Çmendet presidenti i peshëngritjes së Kamzës, godet…


Dhunës, përpeshjes dhe sjelljes aspak sportive, përtej futbollit, nuk i ka shpëtuar as peshëngritja. Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes një ditë më parë, teksa jeta e dy personave ka qenë në rrezik serioz. Bëhet fjalë për një sulm me grushte dhe thika nga ana e presidentit të peshëngritjes së Kamzës, ndaj trajnerit të ekipit kombëtar dhe një sportisti.


Një delegacion i këtij sporti ka marrë pjesë në Bosnje në kampionatin e të rinjve, aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve. Me anë të një komunikate zyrtare, Federata pretendon se Dashamir Caika, ka dhunuar trajnerin Bashkim Nikolla dhe peshëngritësin Bekim Gripshi.


Sipas Federatës, sulmi ka ardhur përshkak se ekipi i Kamzës nuk u ftua në një aktivitet në Bosnjë. Zyrtarët kanë kërkuar që institucionet të reagojnë duke kërkuar ndalimin dhe hetimin e presidentit të klubit të Kamzës.

Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij” – thuhet në deklaratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit