Çmendet prindi shqiptar/ Rreh mësuesin e djalit për "7 mars", nuk e lejoi të dilte nga shkolla

Çmendet prindi shqiptar/ Rreh mësuesin e djalit…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në festën e mësuesve me rastin e 7 marsit. Një arsmtar është dhunuar në Podujevë nga prindi i një prej nxënësve të tij. Ngjarja ka ndodhur të martën në shkollën e fshatit Gërdovc.
Gjithçka ndodhi për shkak se një prej nxënësve donte të largohej pa arsye nga shkolla. Mësuesi nuk e ka lejuar këtë gjë dhe e ka drejtuar nxënësin për në klasë, raporton Rtv Dukagjini.

Në këtë moment, nxënësi është larguar me shpejtësi duke shkuar për të lajmëruar të atin. Sapo prindi mbërriti në shkollë, e ka goditur mësuesin me grushte dhe ka ushtruar presion me duar në fytin e tij.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në prani të të gjithë nxënësve të tjerë të klasës. Drejtoria e shkollës thotë se për këtë rast të pazakontë janë marrë edhe masa, duke e transferuar nxënësin në një shkollë tjetër.

Si pasojë e lëndimeve, arsimtari po qendron nën kujdesin e mjekëve teksa Policia e Kosovës njofton se prind është arrestuar dhe pritet të gjykohet për veprën penale ” goditje për shkak të detyrës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit