Çmendet rrjeti, dyqani në “Bllok” del në shitje për 1 MILION EURO

Çmendet rrjeti, dyqani në “Bllok” del në…

Rrjeti ka vërshuar në komente pas publikimit të një njoftimi për shitjen e një dyqani në zonën e Bllokut në Tiranë.

Ambienti dyqan është 155 m2, me letra me hipotekë e sapo rikonstruktuar. Edhe pse është i përshtatshëm për çdo lloj aktiviteti, në një zonë të preferuar dhe shumë të shtrenjtë, vlera e tij është tepër e lartë, plot 976.500 euro. Dyqani aktualisht është lënë me qira, 3500 në muaj.

Zona e “Bllokut” që tashmë quhet zyrtarisht ish-bllok, është tej mase e preferuar, e kërkuar nga të gjithë dhe çmimet sa vijnë e rriten, por kjo vlerë është shumë e lartë në krahasim me pagat që kanë shqiptarët.

Komentuesit në postim kanë reaguar të habitur, e disa thonë se me kaq para mund të blesh një pronë luksoze në Londër. Ka dhe nga ata që janë të mendimit se kjo është një formë që përdoret për pastrimin e parave të pista në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit