Çmendet shoferi i Ferrarit, ecën me 314km/h në autostradën "Ibrahim Rugova"

Çmendet shoferi i Ferrarit, ecën me 314km/h…

Si tek filmi “Fast & Furious” një i ri nga Kosova, ka arritur shpejtësinë deri në 314 kilometra në orë, në autostradën “Ibrahim Rugova”, me makinën e tij të tipit “Ferrari”.

 Në facebook janë publikuar video dhe fotografi të ngjarjes në rrugën që gjendet afër pistës së aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 56, thotë se në rrugë jashtë zonës urbane shoferit nuk i lejohet që të lëvizë me mjet me shpejtësi më të madhe sesa është e caktuar me shenjë të trafikut, e më së shumti: 1.1. në autoudhë – njëqind e tridhjetë (130) km/orë; 1.2. në motoudhë – njëqind e dhjetë (110) km/h; 1.3.

 Në rrugë nacionale me dy shirita për një kah me ndarje fizike të shiritave rrugorë – njëqind (100) km/h; 1.4. në rrugë nacionale me një shirit të trafikut për një kah, në rrugë rajonale dhe në rrugë lokale – tetëdhjetë (80) km/h.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit