Çmenduri mbi makinë për një VIDEO Tik Toku

Çmenduri mbi makinë për një VIDEO Tik…

Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale po kthehet në një rrezik për të rinjtë e sidomos për ata që kanë edhe një makinë në përdorim.

Pas dhjetra adoleshentëve që filmojnë veten teksa i japin makinës me shpejtësi përtej normave, ky i ri në Shqipëri, ka kaluar çdo limit.

Në një video të publikuar nga faqja ‘Aksidente rrugore’, ai shihet teksa del nga makina tip Golf 5 me targa AA 842 JJ dhe hipën mbi makinë.

Shfaqja nuk përfundon me kaq, pasi makina vazhdon të eci pa shofer, pasi i riu që e drejton kërcen me duar e këmbë mbi makinë.

‘Pershendetje, shiko si bejne aventura per TikTok dhe perfundojne në kanali pastaj’,-shkruan qytetari bashkëngjitur videos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit