Çmenduri me biletat e Eurovizionit, një vend kushton 50 mijë €

Çmenduri me biletat e Eurovizionit, një vend…

Biletat për finalen e Eurovizionit, që do të zhvillohet në 13 maj në Liverpul, sapo kanë dalë në shitje dhe ka qenë çmenduri e vërtetë. Mijëra fansa nxituan në mënyrë të dëshpëruar, këtë mëngjes, për të siguruar vendin e tyre në ngjarjen ikonë, por shumë prej tyre kanë mbetur të zhgënjyer.

Çuditërisht, biletat u shitën brenda pak sekondash. Por disa u ankuan se edhe kur më në fund arritën të gjenin një vend, të vetmet që kishin mbetur për rezervim ishin ato që kushtonin 35,000 £ ose rreth 50 mijë euro, shkruan Ladbible.

Sado të duash Eurovizionin, nuk ia vlen të shesës shtëpinë për të paguar një biletë. Duke ndarë zhgënjimin e tij, një fans i dëshpëruar shkroi: “Të vetmet bileta të mbetura për #Eurovision janë paketat e suitave të volitshme që janë vetëm midis 35,000 dhe 45,000 £”.

Kjo vjen pasi u zbulua se hotelet në Liverpool kishin rritur çmimet për dhoma gjatë fundjavës së ngjarjes. Natyrisht, është normale që hotelet të rrisin çmimet e tyre rreth ngjarjeve të mëdha, por shkalla që po shohim me Eurovizionin është rritje ekstreme. Një hotel, për shembull, zakonisht ka dhoma me rreth 55 £ për natë dhe qëndrimet në fundjavë ndonjëherë arrijnë deri në 200 £.

Por më 13 maj, një ‘dhomë dyshe superiore’ do t’ju kthente 739 £. Megjithëse, kjo është shumë më e lirë se disa nga alternativat e tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit