Çmenduri në Elbasan/ Dhunë brenda dhe jashtë fushës së futbollit, sulmohet ekipi i Pogradecit

Çmenduri në Elbasan/ Dhunë brenda dhe jashtë…

Ka qenë një ndeshje futbolli me mjaft tensione ajo midis Elbasanit dhe Pogradecit. Takimi i vlefshëm për grupin B të Kategorisë së Dytë është shoqëruar nga një seri ngjarjes jo të hijshme. Fillimisht ndeshja është ndërprerë për shkak se lojtarët e Pogradecit kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit nxjerr një karton të kuq. Pas 8 minutash ndërprerje, loja ka rifilluar dhe elbasanasit shënuan nga pika e bardhë e penalltisë.

Dhuna është pasuar edhe jashtë fushës së futbollit. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe ky rezultat nuk është pritur mirë nga elbasanasit. Autobusi i Pogradecit është sulmuar para hyrjes në Librazhd, duke iu thyer një prej xhamave. Disa persona kanë qenë brenda një mjet BMëdhe kanë gjuajtur me gurë.

Fatmirësisht nga ky agresion nuk pati të lënduar, teksa dëshmohet edhe njëherë fakti që dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të përfunduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit