Çmenduri nga burrat, 240,000 £ për të thyer këmbët dhe për t’u zgjatur disa cm

Çmenduri nga burrat, 240,000 £ për të…

Një ndërhyrje tepër e dhimbshme po praktikohet nga mijëra njerëz për zgjatjen e gjatësisë trupore.

Ky ndërhyrje kushton plotë 240,000 £, dhe kryhet nga kirurgët në SHBA dhe Turqi.

Ky operacion estetik nga shumë burra konsiderohet si një shpëtim jete dhe një rritje vetbesimi tek ata pasi mund t’i shtojë deri në 15 cm gjatësisë së njerëzve.

Praktika përfshin thyerjen e të dy këmbëve.

Vidhat pastaj shpohen në të dy skajet e çdo femuri ose tibisë, në varësi të asaj se cila kockë është këputur qëllimisht. Kocka ngacmohet ngadalë duke përdorur magnet për të rrotulluar vidhat, duke aktivizuar një shufër teleskopike mes tyre që zgjatet.

 Më pas fraktura shërohet natyrshëm, duke rezultuar në një kockë më të gjatë. Por procedura, e cila mund të marrë disa javë për të arritur efektin e dëshiruar, mund t’i lërë pacientët në karrige me rrota gjatë procesit, me disa muaj fizioterapi të nevojshme më pas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit